“Kur do krijosh familje se vajte 40 vjeç?”, Stresi ka një përgjigje për shqetësimin kryesor të fansave

Prej kohëhs Stresi ndodhet larg Shqipërisë dhe ende nuk dihet se kur mund të kthehet në vendin e tij. Reperi ndodhet aktualisht në Britaninë e Madhe, megjithatë ai ka qëndruar gjithmonë në kontakt me fansat e tij. Reperi është mjaft aktiv në rrjete sociale, ku shkruan gjithmonë me ndjekësit dhe ju përgjigjet herë pas here pyetjeve që ata kanë për të.

Së fundmi gjatë një bisede virtuale me ta, dikush e ka pyetu reperin:

“Vajte 40 vjeç kur do krijosh familje?”.

Stresi ka treguar se në fakt kjo është dëshira e tij më e madhe dhe madje e ka vendosur se çfarë fëmije dëshiron të ketë në të ardhmen.

“Ëndrra ime e vetme që kam të kem një djalë si ky në foto”, është përgjigjur Stresi, teksa ka publikuar një foto të tij nga fëmijëria.

I pyetur se kur mund të kthehet në Shqipëri, reperi nuk i ka treguar planet e tij, duke u përgjigjur: “Kësaj here çdo gjë e kam sekret”.

Ndonëse në arrati, në muajin prill Stresi publikoi një bashkëpunim me një nga reperët më të njohur anglez, CBiz. 3 javë më parë dy reperët lançuan këngën e tyre “Feel Good”, që u prit maft mirë nga publiku dhe deri më tani numëron 1.4 milionë klikime në “Youtube”.

Share With:
Translate »
172 Views