Më e lumtura në botë, Emina Çunmulaj feston ditën e rëndësishme si askush tjetër

Në SHBA dhe shumë vende të tjera sot festohet Dita e Nënave. Në këtë ditë të rëndësishme për të gjitha gratë, Emina Çunmulaj ka treguar se ndihet më e lumtura në botë teksa është edhe në pritje të fëmijës së tretë. Ajo ka ndarë në Instagram një video të saj duke udhëtuar me anije ndërsa është 5 muajshe shtatzënë. Ajo duket në formë perfekte fizike dhe shfaqet shumë e lumtur duke kërcyer e kënduar në video.

“5 muajshe shtatzënë. Gëzuar Ditën e nënave të gjitha nënave”, ka shkruar Emina në videon e saj.

Më herët Emina ka treguar se shtatzënia e tretë për të nuk ka qenë shumë e lehtë. Ajo rrëfeu disa javë më parë se në muajt e parë ka qenë shumë keq nga gjendja shëndetësore dhe se ka qëndruar për një kohë të gjatë shtrirë në krevat pa lëvizur.

“Isha shumë sëmurë tresemestrin e parë, nuk gatuaja, nuk lëvizja, rrija në krevat, ndihesha keq. Por tani që barku është rritur unë mund të stërvitem pak dhe mund të ha çfarë të dua, sepse në tresemestrin e parë haja vetëm karbohidrate”, tregoi Emina.

Në 11 prill Emina zbuloi përmes një fotografie shumë të ëmbël se është në pritje të një fëmijë të tretë. Me një foto përkrah dy vajzave të saj, modelja shqiptare zbuloi lajmin e ëmbël dhe gjininë e bebushit. Ajo tregoi se së shpejti do të sjellë në jetë një djalë dhe vajzat e saj do të bëhen me vëlla.

“Mezi po presim që të njohim vëllain tonë”, shkruhej në truporet e vajzave dhe të Eminës

“Vogëlushi është rrugës dhe ne jemi të gjithë shumë të lumtur”, shkroi modelja përkrah fotos. Menjëherë pas postimi ajo mori qindra mesazhe urimi nga njerëz të afërt dhe fansa të saj që e ndjekin prej kohësh.

Share With:
Translate »
178 Views