Kur duhet të filloni ta shtoni mishin në ushqimin e fëmijëve

Në momentin që fëmija juaj është 6 muajsh, mund të filloni t’i jepni ushqime te ngurta, ndër të parat duhet të jenë drithërat ose frutat, perimet dhe në fund mishi. Por cila është mosha e duhur për t’i dhënë fëmijës mish? Këtë mund ta bëni duke filluar nga muaji i 7-të dhe i 8-të duke e përzier me purenë e perimeve që tashmë keni filluar t’i jepni. Pureja e mishit duhet të jetë fillimisht e hollë. Mishi është një burim shumë i mirë proteinash, hekuri dhe zinku, të cilat janë mineralet për të cilat fëmija ka më shumë nevojë nga mosha 6-12 muajsh. Ai gjithashtu është një burim magnezi dhe bakri. Hekuri dhe zinku që merret nga mishi absorbohet shumë me lehtësi nga fëmija.

Share With:
Translate »
743 Views