Kur familja është me plot 5 vajza! Një mama trenjakësh rrëfen si u “çmend” fisi pa një çun

“Kush ka vajza botën ka” kjo shprehje e popullit mishërohet mrekullisht tek zonja Shqipe Nurcja, nënë e pesë vajzave! Dihet se muaji tetor është ngjyrosur me rozë madje ka një ditë dedikuar vetëm vajzave siç është 11 tetori.

Emisioni i së hënës tek “Rrugëtim me Anilën” i është dedikuar krejtësisht vajzave dhe grave! Shqipja ishte ftuar në emisionin “Rrugëtim me Anilën” në News 24 ku tregoi historinë e saj personale dhe sigurisht të pesë vajzave të saj ku përfshihen edhe trinjaket.

Shqipja dhe bashkëshorti i saj u martuan në vitin 1976 dhe pas 3 viteve u bekuan me fëmjën e parë, Anitën. Kur Anita ishte 5 vjeçe, nga shtatzënia e dyte, erdhën në jetë 3 vajza, ishte e rrallë për kohën (por edhe sot)një lindje trenjakesh.

Erdhën në jetë të bukura e të shëndetshme Arta, Irma, dhe Mirjeta. Pas 5 viteve te tjera, familja do shtohej serish me fëmijën e pestë, e duke ditur mentalitetin e shoqerise sonë fisi priste djalë.

Por jo ishte sërish vajzë, vajza e pestë e familjes Nurcja u quajt Nertila. Në moshën 31 vjeçare, Shqipja u be nëne e 5 vajzave, e ndërkohe që përveç familjes së saj të madhe punonte edhe ne çerdhe sërish me fëmijë. Në studio përveç zonjës Shqipe ishin të ftuara dhe dy nga vajzat e saj Mirjeta, njëherë nga trinjaket dhe Nertila vajza më e vogël e familjes. Biseda në studio ishte e këndshme dhe e mbushur me surpriza të bukura. Dy nga trinjaket dolën në video mesazhe nga Italia në emision duke emocionuar zonjën Shqipe dhe motrat e saj.

Share With:
Translate »



415 Views