Rregullat e reja: Maska e detyrueshme për të gjithë personat mbi 11 vjeç, ja kush përjashtohet

Publikohen rregullat e reja të përdorimit të maskës duke nisur që nga dita e nesërme. Bëhet e ditur se maska duhet përdorur nga çdo person mbi 11 vjeç gjatë gjithë ditës për veprimtari jashtë banesës.

“Maska parandalon përhapjen e stërklave. Maska duhet të shikohet si një masë plotësuese dhe jo zëvendësuese e higjienës dhe distancës. Maska duhet të mbulojë fytyrën. Duhen dezinfektuar duart.

Maska nuk duhet të preket kur vendoset. Maska kirurgjikale hidhet në koshin e mbetjeve pas heqjes. Mund të lahet me larës të zakonshëm. Maska duhet pasur gjithmonë me vete.

Ajo rekomandohet Sa herë dilni nga shtëpia çdo individ mbi moshën 11-vjeç, në supermarket, në mjetet e transportit publik dhe jo publik. Në ecjen e rrugës. Gjatë qëndrimit në park ose shesh. Gjatë qëndrimit në teatër etj. Para dhe pas konsumit në bare dhe restorante. Në motoçikletë kur jeni me një pertson tjetër. Në institucionet arsimore dhe ato të kujdesit shëndetësor. Mund ta hiqni kur jeni në bar por duhet ta vendosni kur dilni.

Personat që nuk kanë mundësi të flasin apo të dëgjojnë, nga punëtorët që punojnë në ambiente të jashtme gjatë procesit të punës kur ka distancë, në studio televizive kur ka distancë. Nuk duhet përdorur maska nga persona që kanë sëmundje në bazë të rekomandimit të mjekut. Persona që merren me sport, kur lëvizni vetëm me motoçikletë apo makinë, në shtëpi me anëtarët e ngushtë të familjes. Atyre që nuk mbajnë maskë do i kërkohet verifikim shëndetësor”, tha Fico.

🔴 MASAT ANTI-COVIDNga nesër maska ose barriera mbrojtëse prej tekstili bëhet e detyrueshme kudo jashtë shtëpisë, në mjedise të mbyllura apo të hapura po njësoj😷Komunikim i Drejtores së Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico

Posted by Edi Rama on Wednesday, October 14, 2020

Share With:
Translate »
432 Views