Kur mëson se je shtatzënë, shikoni reagimin e maces
Një mace ka bërë reagimin më të bukur të mundshëm pasi zbuloi se do të presë 3 ose 4 kotele.
Qendra veterinare ka kapur pamjen e saj që është bërë virale në të gjithë globin. Dy fotografi njëra pas tjetrës tregojnë reagimin e maces para dhe pasi të zbulonte se është shtatzënë.
Macja, e quajtur Ulla është 1 vjece dhe është gjetur në rrugë. Ajo u mbajt në qendrën Dyrenes Vanner në Grenlandë ku stafi vuri re se po shëndoshej cdo ditë e më shumë.
“Ne morëm këtë mace para disa javësh, por vumë re se stomaku i saj po rritej. Duket se është shtatzënë”, zbuloi qendra e strehimit.
Imazhet janë publikuar në Reddit dhe janë parë mbi 90 mijë herë.