Lë nusen 15 minuta pas martesës, kërkesa e habitshme e vjehrrit

Një dhëndër u nda nga nusja e tij vetëm 15 minuta pas ceremonisë së dasmës, dhe kjo pasi pasi ai “u ndje i ofenduar” nga babai i saj për çmimin e kërkuar.

Burri pranoi ti paguante vjehrrit të tij 20 mijë paund për dasmën në Dubai, por i moshuari ishte i paduruar të merrte paratë. Anëtarët e familjes dhe miqtë shoqëruan çiftin në zyrën e gjyqtarit Sharia për të dëshmuar se kontrata e martesës ishte firmosur.

Dhëndri i kishte paguar 10 mijë dollarë në moment, siç dhe ishte rënë dakord, dhe pjesën tjetër pas festës pasi u largua nga ndërtesa e Gjykatës raporton Gulf News.

Por, babai i donte paratë sa më shpejt, sapo të niste nënshkrimi, dhe pse dhëndri nuk i kishte paratë me vete.
Ai i tha se i duhen pesë minuta sa të shkonte te makina e parkuar jashtë dhe të merrte pjesën e mbetur të çmimit të nuses. Por në vend ta lejonte të shkonte, vjehrri këmbëngulte të paguante aty në moment, ose të dërgonte ndonjë mik a të afërm të merrte paratë.

Por dhëndri u ndje i fyer nga kjo kërkesë dhe hoqi dorë menjëherë nga martesa, tha një avokat që po merrej me çështjen. “Ai i tha babait të nuses se nuk do të donte që vajza e tij, si bashkëshortja e tij tashmë, të divorcohej në më pak se 15 minuta nga nënshkrimi i kontratës së martesës”, tha avokati.

Divorci në vetëm 15 minuta është ekstrem, por nuk është rasti i parë në historinë e Emirateve, pasi kanë pas martesa që zgjatë vetëm pak sekonda. Në 2012 dhëndri u largua nga gjykata vetëm pak sekonda pas nënshkrimit, sepse babai i nuses i kërkoi që vajza të mbante punën e saj.

Share With:
Translate »
563 Views