Kur motra 2-vjeçare kujdeset për vëllanë e vogël, modelja ndan me të gjithë momentin magjik

Familja e Chrissy Teigen dhe John Legend po bëhet gjithmonë e më e ëmbël. Të martën, modelja postoi një foto të vajzës 2-vjeçare Luna dhe vëllait të saj të vogël, Miles, e cila i ka thyer të gjitha zemrat virtuale. Ndërsa i sapolinduri është në botën e tij, Luna shihet duke i ofruar një biberon blu.

Aww! Duket sikur dikush po përshtatet shumë mirë me rolin e ri si motër e madhe.

Motra e adhurueshme shfaqet pothuajse një javë pasi Miles erdhi në jetë dhe bëri prezantimin zyrtar në Instagram, Miles Davis. Chrissy e përshkroi foton plot dashuri edhe këtë herë ku i biri është duke fjetur. “Shtëpia jonë është e mbushur me shumë dashuri”, – shkroi Chrissy Teigen pas postimit të parë të vogëlushit.

Share With:
Translate »
816 Views