Kur nuk duhet të bëni seks gjatë shtatzanisë

A mund të bëni seks gjatë shtatzënisë?! Po! Të gjitha gratë shtatzëna dhe burrat e tyre mund të vazhdojnë të bëjnë seks. Por janë disa raste si mëposhtë kur ju nuk duhet të bëni seks gjatë shtatzanisë:

– Mjeku obstetër ju ka thënë se jeni në “rrezik të lartë” lidhur me shtatzëninë. Në këtë rast, doktori mund t’ju këshillojë të hiqni dorë nga seksi për një kohë ose për gjatë gjithë shtatzënisë;

– Keni rrjedhje gjaku nga vagina;

– Keni histori të dështimeve të përsëritura;

– Keni dilatacion të qafës së mitrës. Këtë e përcakton vetëm obstetri;

– Ju kanë plasur membranat, që do të thotë ujërat kanë rënë;

– Keni pasur lindje premature në të kaluarën;

– Keni placenta previa, që do të thotë se placenta është vendosur mbi qafën e mitrës. Në këtë rast interkursa mund të dëmtojë placentën dhe shkakton hemorragji të mëdha;

– Keni shtatzëni me dy ose më shumë binjakë. Në këto raste doktori mund të këshillojë që të mos bëni seks në periudhën e dytë të shtatzënisë;

– Vuani nga toksemia ose tensioni i lartë i gjakut, gjë që lidhet me shtatzëninë.

Share With:
Translate »
1457 Views