Kur Platori merr më shumë vëmendje se mami dhe babi, njihuni me djalin e Mihrije Brahës

Ne të gjithë jemi mësuar me fotot e këngëtares së njohur nga Prishtina Mihrije Braha dhe imazhin e saj gjithmonë të kuruar. Sapo troket vera, Mihrija shfaq në rrjetet sociale edhe linjat perfekte, të cilat nuk kanë asnjë ndryshim nga një vit më parë… as nga shumë vite më parë. Ok, nga Mihrija të gjitha kemi hequr dorë, sepse me të është e kotë “të luftosh”. Tashmë, ajo me kohën i ka ndërprerë marrëdhëniet. Por këngëtarja, së fundi e ka hequr pak vëmendjen nga vetja dhe ka postuar një foto të djalit, Platorit. Fotot me të në rrjetet sociale nuk janë të shpeshta, megjithatë çifti Abazi – Braha ndajnë shumë momente edhe të jetës private me publikun virtual, ndaj edhe kjo foto e fundit e Mihrijes i ka bërë të gjithë fansat/et të fokusohen në një profil tjetër të familjes së tyre.   Këngëtarja është e lumtur edhe kur vëmendjen maksimale e merr Platori: “Zemra e mamit dhe e babit…” – shkruan ajo pas kësaj fotoje të të birit nga pishina.

 

Share With:
Translate »
1900 Views