‘Kur sytë kërkojnë ndihmë’, ngushëllimi më i madh për prindërit me dy fëmijë
Pasi bëhesh me dy fëmijë, duket sikur ndonjëherë fëmijët po të zvarriten, në kuptimin e parë të fjalës. John Legend e mori këtë mësim gjatë kohës që ishte duke ushqyer djalin e vogël, Miles. Motra e tij e madhe, Luna, nuk mund të rezistonte dot pa bërë lojën e saj të zakonshme mbi shpinën e të atit.
Modelja e njohur Chrissy Teigen e ka ndarë videon për të gjithë miqtë virtualë duke qeshur me detyrën e dyfishtë të bashkëshortit, këngëtarit 39-vjeçar. John që mban në duar Miles, ndërsa vajza 2-vjeçare Luna shikon televizor mbi shpatullat e tij – vendi më i mirë në shtëpi. Chrissy Teigen postoi gjithashtu një foto të skenës së ngjashme me përshkrimin “Sytë thonë “ndihmë.”
Chrissy dhe John u bënë prindër për herë të dytë në maj të këtij viti. Që kur erdhi në jetë Miles, çifti i njohur kanë ndarë shumë momente të bukura (dhe qesharake), sidomos ato që tregojnë se ç’do të thotë të jesh prindër i dy fëmijëve.
Nëse shumë prej jush përpiqeni të bëni një foto të bukur me dy fëmijët tuaj, është mundim i kotë. Chrissy dhe Legend e kanë provuar dhe pranuar që nuk funksionon, por e dinë mirë që momente si këto janë edhe më të bukura.