Publikohet video tronditëse: Polici qëllon me armë 13-vjeçarin, teksa ai ngre duart

Pamjet e vrasjes së një 13 vjeçari janë publikuar së fundmi në Çikago. Nga pamjet e publikuara shikohet momenti kur një oficer policie vret me armë zjarri 13 vjeçarin Adam Toledos, i cili duket se ishte me duar lart.

Ngjarja ja ka ndodhur me 29 mars në Little Village, një lagje meksikane në qytetin e qytetit Ëest Side. Ngjarja është regjistruar nga kamerat e trupit të oficerit të policisë Eric Stillman tregoi se oficeri 34-vjeçar po dilte nga makina e skuadrës së tij dhe vraponte pas Adam Toledos, ku i kërkonte adoleshentit që të ndalonte.

Më pas nga video shikohet momenti ku pas kërkesës së policit për të ndaluar, 13 vjeçari ka ngritur duart lart para se Stillman të gjuante një të shtënë dhe më pas vrapoi te djali ndërsa ai ra në tokë.

“Të shtëna, të shtëna. Sillni një ambulancë këtu tani”, dëgjohet të thotë oficeri i policisë në video. “Qëndro me mua, qëndro me mua”, tha Stillman.

Departamenti i Policisë së Çikagos tha menjëherë pas incidentit se Toledo kishte një armë në dorë. Ndërkohë kjo është një tjetër ngjarje pas asaj të George Floyd dhe  vrasjes së një 20 vjeçari një javë më parë në Minesota e cila u shoqërua me protesta.

Share With:
Translate »
968 Views