Mos i lini fëmijët brenda në shtëpi gjatë gjithë kohës, po ju dëmtoni shëndetin
Nëse shumë kohë më përpara fëmijët e kalonin gjithë ditën duke luajtur jashtë, me biçikletë apo futboll, sot gjërat kanë ndryshuar tërësisht. Në ditët e sotme ata janë më të prirur të qëndrojnë gjatë gjithë kohës brenda në shtëpi.
Arsyeja është shumë e thjeshtë: teknologjia.
Por, sipas një studimi të ri problem për ta më shumë se sa koha që kalojnë në pajisjet teknologjike është mungesa e diellit. Shkencëtarët e Universitetit të Higjenës dhe dhe mjekësisë në Londër kanë gjetur se ekspozimi ndaj rrezeve ultravjollcë B zvogëlon në mënyrë drastike rrezikun e zhvillimit të miopisë.
Miopia është një tipar kompleks i ndikuar nga faktorë të shumtë mjedisorë dhe gjenetikë dhe po bëhet gjithnjë e më e zakoshnme në të gjithë botën. Kjo ka komplikime të mëdha, dhe kjo gjendje po bëhet potencialisht e rrezikshme për shikimin.
Bazuar edhe në hulumtimet e mëparshme, ky studim ka përfshirë një numër të madh pjesëmarrësish të kategorive të ndryshme, të cilët i janë nështruar një provimi të syve, një pyetësori të strukturuar si dhe kanë dhënë nga një monstër gjaku.
Studiuesit zbuluan se rritja e ekspozimit të rrezeve ultravjollcë B në moshën 14 deri në 19 vjeç dhe 20 deri në 39 vjet ishte e lidhur me shanse të shumta të reduktimit të miopisë.
Ata testuan gjithashtu se si vitamina D mund të zvogëlojë rrezikun, por në fakt nuk gjetën asnjë përfundim.
Shkalla e lartë e miopisë lidhet me arritjet arsimore dhe nuk ndërmjetësohet nga mungesa e kalimit të kohës jashtë shtëpisë.
Sigurohuni që fëmijët tuaj janë duke marrë mjaftueshëm rreze dielli, sepse mund të ndikojë drejtpërdrejt në shëndetin e tyre.