Ky është faktori që ndikon në përcaktimin e ngjyrës së syve tek të porsalindurit

Në mbarë botën, të porsalindurit lindin me sy të kaltër dhe të kaftë. Mirëpo, është e rëndësishme të dini se ngjyra e syve te foshnjet ndryshon në muajt pas lindjes.

Ngjyra e syrit i referohet irisit, e cila e merr ngjyrën nga një pigment i quajtur melaninë, një proteinë e sekretuar nga qeliza të veçanta të quajtura melanocite shkruan Healthline, transmeton Gazeta Shneta.

Foshnjet me sy të kaltër veçohen të kenë më pak melaninë në iris.

Melanocitet i përgjigjen dritës, dhe në rast se ato nuk sekretojnë mjaftueshëm melaninë në muajt dhe vitet në vijim, sytë e foshnjes mbesin me ngjyrë të kaltër.

Poashtu, në rolin e përcaktimit të ngjyrës së syve luan rol edhe gjenetika.

Prindërit, por edhe rrethi familjar ndihmojnë në përcaktimin e sasisë së melaninës që sekretohet.

Share With:
Translate »
194 Views