Ky vend e rikthen Blendin në kujtimet e fëmijërisë | Video
Blendi Fevziu njihet për udhëtimet e tij të shumta jashtë Shqipërisë. Ai shkon sa në një kontinent në tjetrin. Ai thotë që shpesh shoqëruesja e tij më e mirë është vajza e madhe.
Udhëtimi i rradhës që ai po bën është në qytetin e Baganit në Myanmar. Ndoshta ju nuk e dini as se ku bie por pikërisht ky vend e ka rikthyer Blendin në kujtimet e fëmijërisë. I ngjitur në balonë teksa bën foto dhe video, Blendi shprehet se po kujton librat e fëmijërisë nga Zhyl Vern. Nëse dhe ju keni lexuar librat e të njëjtit autor, këto pamje me siguri do t’ju kthejnë vite pas. /Kids’ Time/