Ky vogëlush tre vjeçar punon si ndërtues | Video

Një 3-vjecar mund të quhet si një ndër fëmijët më të aftë pasi arrin të kryejë punë në ndërtimtari.

Liam Mates nga Warwick i Anglisë e ka shikuar me vëmendje babanë e tij se si kryente punë të ndryshme në renovimin e shtëpisë dhe tani po mundohet t’i kryejë vetë.

Veprimet e tij janë të matura dhe me shumë përkushtim, tregojnë se mund të jetë një ndërtimtar i suksesshëm.

“Mënyra si i vendos profilet mes pllakave dhe si kryen matjen, tregojnë se është i përpiktë dhe ka aftësitë e duhura për këtë punë”, – tha babai tij për Dailymail.

Liam gjithashtu sheh filma të animuar dhe emisione televizive ku mund të kuptojë më tepër se si funksionojnë veprime të tilla.

Share With:
Translate »
697 Views