Kylie Jenner merr vendimin e rëndësishëm për vajzën e saj

Kylie Jenner tregohet shumë e kujdesshme për vajzën e saj, Stormin, e kjo po ndodh në çdo detaj që ka të bëjë me të. Ajo është duke marrë disa masa paraprake për ta mbajtur Stormi-n të sigurt dhe të shëndetshme në mesin e kaosit të familjes së saj, Kardashian- Jenner.

20-vjeçarja po i lejon miqtë dhe të dashurit e saj më të besueshëm të takohen me vajzën e saj, por vetëm nën disa kushte strikte. Mikeshat e Kylie-t kanë pranuar se e kanë vështirë ta takojnë atë dhe vajzën e saj, “duhet të shkosh në shtëpinë e saj në Hidden Hills, California, për të vizituar, ajo është duke u treguar shumë e kujdesshme për ta mbajtur fëmijën të shëndetshëm dhe të sigurt.”

Prestigjozja “Weekly” shkruan gjithashtu se Kylie Jenner “mban një listë shumë të rreptë të mysafirëve”, që do të thotë se tani për tani ka të ngjarë që vetëm miq shumë të afërt dhe anëtarët e familjes do të ftohen për të takuar Stormin e vogël. Kjo po ndodh për arsyen se Kylie do të krijojë një jetë sa më perfekte për vajzën e saj dhe kjo është gjithmonë larg kamerave dhe medias. /Revista Class

Share With:
Translate »
555 Views