Dënohet me burg nëna që e martua me djalin dhe vajzën e saj

Një grua nga Oklahoma që është martuar me vajzën e saj pasi e ka braktisur, është dënuar me 2 vite burg.

Patricia Ann Spann, 45 vjece u deklarua fajtore për veprën penale të incestit djhe pranoi martesën me vajzën e saj biologjike, Misty Velvet Dawn Spann, 26 vjece.

Nëna humbi kujdestarinë e fëmijëve të saj dhe u bashkua me të bijën në vitin 2014. Pasi u martuan në mars të 2016, ato u bënë të ligjshme sepse lejoheshin celebrimet brenda së njëjtës gjini.

Hetuesit zbuluan më vonë se Patricia ishte martuar më parë me djalin e saj. Ai ishte 18 vjec më atë kohë dhe anuloi martesën prej akuzave të incestit në vitin 2010.

Rasti me të bijën u zbulua nga Departamenti i Shërbimeve Njerëzore gjatë kontrollit të mirëqënies së fëmijëve.

Sipas Oklahoman, Spann anuloi martesën në tetor të 2017 duke thënë se e kishin detyruar.

Share With:
Translate »
620 Views