Kylie Jenner s’po e përjeton mirë shtatzëninë: nuk po mësohet me trupin që i ka ndryshuar

Lajmi më i bujshëm nga familja Kardashian, muajt e fundit, ka qenë shtatzënia e më të voglës së shtëpisë, Kylie Jenner.

Prej disa muajsh, ajo është “zhdukur” nga rrjetet sociale, punën e ka zhvendosur në shtëpi, takon vetëm miqtë e ngushtë dhe familjarët, nuk shkon më në festa, sepse nuk po ndihet mirë me trupin e saj që po ndryshon dita-ditës.  Burime të afërta pranë saj, shprehen se bukuroshja nuk po e përjeton shumë mirë këtë shtatzëni dhe ndryshimet që po i ndodhin.

“Trupi i saj po ndryshon dhe ajo është e vetëdijshme për këtë. Ajo ka qenë gjithmonë e pasigurt në vetvete pasi nuk ka pasur format apo bukurinë e motrave të saj. Kylie tani po u beson vetëm miqve të ngushtë dhe motrave. Dëshiron që të zbulojë detaje nga shtatzënia e saj, por vetëm ato që ajo dëshiron, gjithashtu kërkon edhe të ngacmojë pak”, u shpreh burimi.

Fëmija e parë e Kylie dhe Travis pritet të vijë në jetë në muajin shkurt. Çifti po përpiqet ta shijojë në maksimum këtë periudhë dhe të jenë jashtë vëmendjes së njerëzve.

“Travis është kaq i ngazëllyer për foshnjën. Ata të dy po përpiqen që të kalojnë sa më shumë kohë së bashku. Ai është i çmendur pas Kylie dhe ndihet me shumë fat që ka atë në krah”, tregon burimi. /Revista Class

Share With:
Translate »
497 Views