Lajme të këqia, Angelina e ka të ndaluar të marrë me vete fëmijët

Angelina Jolie është duke përjetuar ferrin në tokë. Momentalisht aktorja e famshme ndodhet në Britani për xhirimet e filmit të dytë të “Maleficent” dhe e ka të pamundur t’i marrë të vegjlit e saj me vete.

Shteti amerikan nuk i lejon ata të udhëtojnë jashtë Shteteve të Bashkuara derisa problemet me divorcin e ish-çiftit të zgjidhet. Angelina dhe Brad të cilët janë në luftë për kujdestarinë e fëmijëve të tyre që në vitin 2016 duket se nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët.

Ndërkohë që 54-vjeçarja ndodhet larg tyre me punë, Maddox 16, Pax 15, Zahara 13, Shiloh 11 dhe binjakët 9-vjecarë Vivienne dhe Knox po qëndrojnë me kujdestarët e tyre.

Share With:
Translate »
657 Views