Lajmi i ditës! Fatma Methasani është në pritje të ëmbël

Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani mesa duket kanë vendosur të bëjnë një hap të madh në marrëdhënien e tyre.

Burime për “Blitz.al” bëjnë me dije se moderatorja e njohur është në pritje të ëmbël.

Burimet thonë se prezantuesja besnike e “InTV” është në tremujorin e parë të shtatzënisë dhe ende nuk është zbuluar gjinia e bebit.

Teksa i hodhëm një sy profilit zyrtar të Instagram-it të Fatmës, vumë re se kohët e fundit ajo ka preferuar të veshë veshje të gjera.

Kjo është një mënyrë mjaft e mirë për të fshehur barkun, i cili me siguri ka nisur të rrumbullakoset.

Kujtojmë se Alfio dhe Fatma prej kohësh jetojnë bashkë dhe një fëmijë është gjithçka që ju duhet.

Share With:
Translate »
1223 Views