Ledioni inspirohet nga look-u i këtij personazhi vizatimor

Ledion Liço, përveç profesionit të tij si moderator duket se ka shumë pasion edhe modën. Kjo sepse gjithnjë e kemi parë Ledionin të vishet e të kombinohet me mjaft stil dhe të krijojë një identitet të tijin edhe përsa i përket pamjes së jashtme. Mjafton të kthehemi pas në kohë, kur Ledioni thyente tabu teksa vishej shumë ndryshe nga bashkëmoshatarët e tij prezantues si dhe modelet e ngjyrat e flokëve që i ndërronte aq shpesh.

Në Instastory ai ka shpërndarë sot një ‘selfie’ në pasqyrë për të treguar kombinimin e radhës. I veshur mjaft sportiv, me xhaketë xhins si dhe me një rrip në kokë, Ledioni duket edhe më i vogël në moshë. Por nuk ka vonuar një postim tjetër ku ai ka treguar se në fakt për look-un e sotëm e ka inspiruar personazhi vizatimor, Naruto. Eh, në fakt i ngjan shumë!

Share With:
Translate »
602 Views