Elifi, në pritje të një fëmije. Shikoni si duket aktorja pak para lindjes

I kanë mbetur edhe pak javë nga koha kur aktorja e njohur për rolin e Elifit në serialin “Një pjesë e imja”, të ketë në krahë fëmijën e saj të parë. Kohët e fundit,  siҫ njoftojë mediat turke, Hatice Şendil, është tërhequr pak nga projektet televizive për t’iu përkushtuar më shumë jetës private dhe fëmijës që do të vijë në jetë së shpejti.

Aktualisht, aktorja është në muajin e tetë të shtatzënisë, por ende nuk ka menduar një emër për bebin. Në një prononcim për mediat pak ditë më parë, ajo tha se ka akoma kohë për këtë.

32-vjeçarja është lidhur me producentin e njohur Burak Sagyasar rreth 5 vjet më parë dhe u martua në maj të vitit 2015. Dyshimet për shtatzëninë lindën qysh në verën e vitit të kaluar, por ҫifti pranuan publikisht në dhjetor se së shpejti do të bëhen prindër. Në një prej daljeve publike, aktorja e kishte të pamundur ta fshihte barkun e rrumbullakosur.

“Do ta kem në krah në fillim të muajit maj…” – tha ajo në një dalje të fundit, pa e fshehur emocionin për këtë ndjesi të re që po jeton në këtë moment të jetës. Edhe pse ka shtuar më shumë se 16 kilogramë në shtatzëni, Elif nuk ndihet aspak keq, përkundrazi mezi po pret të provojë mëmësinë: “Për herë të parë në jetën time, nuk do të ndihem vetëm…” – tha ajo.

Share With:
Translate »
779 Views