I vdiq vëllai në sherrin e Elbasanit, flet Mikel Kovaçi nga spitali, mohon akuzat e 14-vjeçares: E kisha të dashur, s’i kemi dhënë drogë dhe as e kemi shfrytëzuar seksualisht

Mikel Kovaçi, i cili mbeti i plagosur në ngjarjen e Elbasanit, ndërsa vëllai i tij Florenc Kovaçi humbi jetën, ka folur në lidhje me ngjarjen.

Mikeli ka folur në lidhje me ngjarjen, ku ka treguar lidhjen me 14-vjeçarin dhe sherrin me vëllain e saj, Ardit Hidës, autorit të vrasjes së 26-vjeçarit Florenc Kovaçit.

14-vjeçarja në media ka thënë se vëllezërit Kovaçi e kanë droguar dhe e abuzonin seksualisht me të, ndërsa Mikeli i ka mohuar të gjitha këto. Ai është shprehur se me 14-vjeçaren ishin të lidhur, teksa nënvizoi se donte ta njihte më shumë dhe se nuk kishin kryer kurrë marrëdhënie intime së bashku.

19-vjeçari u shpreh se vajza e gënjente shpesh dhe se nuk kishin pasur një lidhje korrekte.

“E kisha të dashur. Prej një viti ishim bashkë. E dija që ishte 14-vjeç. E kam njohur me anë të shoqërisë kishim shoqëri të përbashkët.

Nuk kërkoj të flas për këtë vit. Vëllai nuk e dinte, ndërsa mami i saj e dinte lidhjen tonë. Nuk është e vërtetë që pinte drogë, as shisnim. I ka thënë nga frika për të shpëtuar vëllain e vet. As nuk e kam shfrytëzuar seksualisht. E kam takuar tek sporti atë nate para se të ndodhte ngjarja. I shkruajta në Insagram dhe ajo pranoi të vinte të pinim kafe. Aty ndenjëm dhe folëm për 10 minuta. Kjo lidhje me ka kushtuar shume.

Kur bëra 18 vjeç në Korrik, erdhi policia kërkonte vajën. Ajo ishte larguar nga shtëpia. Erdhi policia e kërkonte, por unë nuk e di fare se nga ishte. Babin e kishte në burg, ndërsa më tha se e kishte në Greqi. Nuk kam pasur lidhje intime fare me të. As nuk e kem dashur, sepse doja ta njihja më shumë.”tha ai ndër të tjera pëër emisionin “Me zemër të hapur”.

Share With:
Translate »
129 Views