Leonora i kërkon falje nënës: Jam penduar, do të jem afër teje gjithmonë

Marrja e mesazhit të Leonorës, nga nëna e saj, zonja Mylevere, të dyja pjesë e “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, u shpreh në lotë gëzimi e përqafimesh të përmalluara. Prej disa vitesh larg e mes tyre shumë fatkeqësi e me një vendim të prerë të Leonorës në mes, kjo e fundit i shpreh pendesën nënës së saj, ndërsa ka dhe një premtim për të.

Leonora: Kur vdiq Jorgoja, unë ju thashë që nuk vij më mami, ju thashë që do të vij vetëm kur të martohet Suela. Unë dua të të kërkoj shumë shumë falje, babi nuk më dëgjon, por dua dhe jam penduar shumë që ju kam vrarë me atë vendimin tim të fortë. Jam penduar jashtë mase dhe dua ta them publikisht që asnjë vajzë dhe asnjë fëmijë mos t’i lëndojë prindërit ashtu si ju lëndova unë.

Mylevere: Epo tani, ndodhin ato moj bir i nënës, ne nuk do të rrimë mbi dhe, do të vijë një kohë që do të vdesim, ju të keni shëndet, të shikoni familjen, shtëpinë, të tëra.

Leonora: Por, unë do të të gjendem në çdo moment mami, në çdo moment, unë dua të kem kujtime të shumta sepse ne nuk kemi kujtime, dua të kem kujtime me ty gjatë gjithë këtyre viteve siç jua kam bërë unë fëmijëve të mi sepse ju nuk keni pasur mundësi të na i bënit ne si fëmijë dikur. Dua të nis një album me ty dhe do jem afër teje gjithmonë, gjithmonë dhe të më falësh.

Share With:
Translate »
36 Views