Letra e djalit dërguar Zotit

Një ditë një mësuese e shkollës fillore i kërkoi nxënësve të sajë të shkruanin një letër se çfare dëshire donin ata që tu plotësonte Zoti.

Në fund të ditës, ndërsa po korigjonte letrat ajo lexoi letrën më pikëlluese.

Burri i sajë që po kalonte aty e shikon duke qarë edhe afrohet e pyet

Çfarë ndodhi? çfarë ke?

Ajo i përgjigjet:

Lexoje këtë, është letra e njërit nga nxënësit e mi.

Zot, sonte unë dua të kërkoj diçka shumë të veçantë.

Më bëj mua një televizor.

Dua të zë edhe të jetoj si një televizor në shtëpinë time.

Të kem vendin tim special.

Të kem gjithë familjen time rreth MEJE.

Të më dëgjojnë seriozisht ndërsa unë flas.

Dua që të jem në qendër të vëmendjes edhe të më degjojnë pa bërë pyete apo pa më ndërprerë.

Dua që të kem shoqërin e babit tim kur ai të kthehet nga puna, edhe kur ai është i lodhur.

Dhe dua që të kem mamin tim edhe kur ajo është e mërzitur, në vend që të më injorojë mua.

Dhe dua që vëllai im të zihet që të jet me mua.

Dua që familja të lerë çdo gjë tjetër edhe të shpenzojë pak kohë me mua.

Dhe në fund por jo më pak e rëndësishme të sigurohem që ti bej të gjithë të lumtur edhe ti kënaq ata.

ZOT, nuk po të kerkoj shumë. Thjeshtë të jem si nje TV.”

Në këtë moment bashkeshorti tha:

Oh, Zoti im. Çfarë prindërish të tmerrshëm!

Gruaja shikoi ate edhe tha:

Ajo është letra e djalit tonë.

Share With:
Translate »
836 Views