Letra e nënës për vajzën e saj 3-vjeçare bën xhiron e botës : “Mos kërko falje!”

Një grua e cila deri dje ishte e panjohur për të gjihtë, Toni Hammer, ka postuar në rrjetin social Facebook një letër të hapur drejtuar vogëlushes së saj 3 vjeçare me disa këshilla shumë të ndjera prej një nëne, duke bërë kështu që vogëlushja të ketë besim në veten e saj e t’i rikthehet këtyre fjalëve kur të rritet. Letra menjëherë u bë virale dhe të gjithë po flasin tani për të. Ne të Blitz.al vendosëm ta përshtasim në shqip, sepse këshillat do ju vlejnë të gjitha lexueseve tona.

“Vogëlushes time,

Mos kërko falje kur dikush të zhgënjen, falja i përket atij. Mos thuaj “më fal që jam kështu” kur ti e di shumë mirë se je një njeri që ke ndjenja dhe ndjenjat meritojnë të respektohen sido të jenë.

Mos jep justifikime se pse nuk ke qejf të dalësh me një djalë që nuk të pëlqen sepse nuk ke pse i jep arsye askujt nëse nuk do. Një “jo faleminderit” do të bënte shumë punë në këto raste dhe mos mendo për falje të tepërta.

Mos mendo gjatë se çfarë është e përshtatshme të konsumosh përsa i përket ushqimeve. Nëse je e uritur, thjesht ushqehu me çfarë të duash. Nëse ke dëshirë të konsumosh një picë, mos porosit një sallat sepse kshu duhet por porosite atë dreq pice!

Mos i mba flokët shumë të gjata sepse të tjerët të thonë të mos i presësh.

Mos e vish atë fustan nëse nuk të pëlqen.

Mos qëndro në shtëpi thjesht sepse nuk ke me kë të dalësh. Dil vetëm. Shijo veten.

Mos i mbaj lotët kur do që të qash. E qara do të thotë se ke nevoj të shfryhesh në një mënyrë dhe nuk është dobësi. Njerëzit qajnë!

Mos qesh sepse kështu të thotë dikush tjetër, qesh kur ta ndjesh ti.

Mos ki turp të qeshësh nga shakatë që bën vet.

Mos thuaj ‘po’ sepse kështu duhet të thonë vajzat e sjellshme. Thuaj ‘jo’ kur të kesh qejf sepse është jeta jote.

Mos i fshih opinionet e tua. Trego gjithçka ndjen dhe tregoje me zë të lartë. Ajo çfarë ke për të thënë, duhet të të dëgjohet.

Mos kërko falje për atë çka je. Ji guximtare, e fortë dhe e bukur. Ji, në çdo moment kjo që je, sepse je e mrekullueshme…”

Share With:
Translate »
961 Views