Shënohet rekordi në Gjinekologjinë e Prishtinës, katër nëna lindin binjakë

 
 Në klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, dita e djeshme ka qenë e jashtëzakonshme sa i përket numrit të lindjeve.

Katër nëna kanë sjellë në jetë fëmijë binjakë.

Dy nëna kanë lindur binjake vajza, një nënë ka lindur djem, ndërsa e katërta ka lindur binjakë të të dyja gjinive.

Në raportin e Gjinekologjisë janë regjistruar gjithsej 38 lindje me 42 foshnje.

Në numrin e përgjithshëm janë 16 djem dhe 26 vajza.

16 nëna kanë lindur me operacion cezarian, ndërsa 14 gra janë bërë nëna për herë të parë.

Ditë e jashtëzakonshme në Gjinekologji, katër nëna lindin binjakë

Share With:
Translate »
1101 Views