Leuçemia, higjiena e tepërt mund të nxisë sëmundjet te foshnjat

Një studim britanik paralajmëron për betejën kundër mikrobeve në vitin e parë të jetës. Shkaktarët e tjerë janë një gabim në ADN dhe një infeksion që vepron si një “shkëndijë”.

“Shumica e rasteve të leuçemisë te fëmijët janë të parandalueshme, duke shmangur që fëmijët në vitin e parë të jetës të jenë tepër të mbrojtur nga pikëpamja higjienike”. Kjo është ajo që konfirmohet nga një studim britanik i kryer nga Mel Greaves, i Institutit të Kërkimit të Kancerit në Londër, sipas të cilit, përkundrazi, do të ishte e nevojshme të inkurajohej kontakti i foshnjës me të tjerët në mënyrë që të stimulonte në mënyrë korrekte zhvillimin e sistemit imunitar.

Hulumtimi, i publikuar në revistën “Nature Reviews Cancer”, ka ekzaminuar leuçeminë limfoblastike akute, e cila prek një në çdo 2000 fëmijë, duke treguar një lidhje të drejtpërdrejtë në mes higjienës së tepruar dhe rrezikut së sëmundjes. Gjithashtu theksohet se prindërit e një fëmije të sëmurë me leuçemi “nuk duhet në asnjë mënyrë të ndihen fajtorë për sëmundjen e tij”.

Leuçemia lymfoblastike akute infantile është një formë e rrallë e kancerit që ende është e panjohur, duke prekur qelizat imune që na mbrojnë nga infeksioni në palcën e eshtrave. Kjo është forma më e zakonshme e kancerit pediatrik dhe përbën rreth një të tretën e të gjitha rasteve të kancerit te fëmijët.

Në punën e tij, një përmbledhje e tridhjetë viteve të studimit mbi këtë temë, Greaves shpjegoi se tumori fillon në tri faza. Në bazë ekziston një gabim në ADN-në e fëmijës, që me sa duket ndodh gjatë zhvillimit të mitrës, pas së cilës roli i mbrojtjes së tepruar nga mikrobet zhvillohet në fëmijërinë e hershme. Në fund ndërhyn një infeksion dhe shkakton sëmundjen.

Për të mbështetur më tej tezën e tij, shkencëtari përmendi, për shembull, faktin se sëmundja është më e zakonshme te fëmijët në shoqëritë e pasura dhe se është më pak e zakonshme te fëmijët që shkojnë në çerdhe dhe kanë vëllezër të mëdhenj që i ekspozojnë ndaj mikrobeve. Duhet të përsëritet, megjithatë, se nuk është higjiena e tepruar në vetvete që shkakton patologjinë. Ajo e Greaves është “një inkurajim” për prindërit që të jenë “më pak të përpiktë dhe të inkurajojnë kontaktin shoqëror të foshnjave, veçanërisht me fëmijët më të rritur”.

Share With:
Translate »
660 Views