Sot 1 Qershori, urimet e ëmbla të VIP-ave për të vegjlit e tyre

Shpirti shërohet duke qëndruar me fëmijët. Janë ata burimi i çdo gjëje dhe lumturia më e madhe… Sot ata festojnë festën e tyre, 1 Qershorin, ndërsa prindërit kanë zgjedhur fjalët më të ndjera dhe më të bukura për t’i uruar ata në këtë ditë.

Po si i kanë uruar personazhet e njohur fëmijët e tyre? Askush nuk mund të dijë kuptimin e jetës, derisa të ketë një fëmijë, dhe pastaj e gjithë bota ndryshon. Nga Rudina Hajdari te Zaimina Vasjari, më poshtë po ju sjellim urimet e ëmbla për të vegjlit e tyre.

Urimin më komik për 1 Qershor e ka bërë Bes Kallaku, i cili pritet të bëhet baba së shpejti.

Duke postuar një foto bashkë me nënën e tij, nga fëmijëria, ai ka shkruar në të: “Gëzuar 1 qershorin. Një Zot e di se kur do vijë dita që të mos ma urojë mamaja këtë ditë”.

Rudina Hajdari

Kjo festë për mua është festë shumë e dashur, si një nëne e re, ndjejë një kujdesje të shtuar ndaj fëmijëve. Prandaj sot unë kërkoj lumturinë, mirëqenienë e fëmijëve tanë më shumë se kurrë. Ndërsa fëmijët festojnë këtë ditë të bukur, unë dua të sjell në vemendje se kjo dihet duhet të jetë edhe një ditë sensibilizimi, për ti thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve. Është një ditë që ti kujtojë të rriturve se duhet të kujdesemi për të shëndetin, edukimin e tyre çdo ditë me përkushtim.

Zaimina Vasjari

“Gëzuar 1 qershorin tënd të parë sy kaltra ime! Gëzuar edhe të gjithë vogëlushëve! Qofshin fytyrat dhe zemrat tuaja të lumtura gjithmonë”-ka shkruar Zaimina bashkangjitur videos së vogëlushes.

Jorida Tabaku

Gezuar 1 Qershorin per te gjithe femijet! Qofte feste perdite  ☺️


Miriam Cani

“Nëse dëshironi që fëmijët tuaj të jenë mirë, shpenzoni dy herë më shumë kohë me ta dhe gjysmën e atyre shumë parave që shpenzoni”.

Bora Zemani

Gezuar kalamajaaaaa #1qershori #arborveli

Gentian Zenelaj

Gëzuar 1 Qershorin grimca ime Atomike..Gëzuar Shkëndija ime…ti je zjarri im ..je energji..je dielli që ma ngroh zemrën sa herë vrapon drejt meje.Gëzuar rrebelja ime e vogël..Do ta dedikoj ty sot urimin shpirt..ty dhe gjithë fëmijëve ..sepse jeni gjithçka që na ngazëllen.

Julian Deda

Keshtu na gjeti ky 1 Qershor.
Gezuar praaaa….!
@mariodeda

Jonida Maliqi

Gënzuar festën më të bukur të vitit, 1 Qershorin

Jonida Shehu

Gezuar 1 -orin.Te vetmen feste qe sdo tja dish cdo veshesh po sa do kenaqesh

Aulona Musta

Gezur 1 Qershorin te gjithe femijeve por dhe te rriturve qe vazhdojne te jene pak femije brenda vetes! Mos harroni, trajtojini femijet si te rritur dhe jo si qenie qe nuk marrim vesh, nuk dine, nuk kuptojne…Por mbi te gjitha, te rritur te dashur, mos kini frike qe here pas here te lini te lire femijen qe eshte brenda jush. Gjithcka eshte me e bukur kur shihet me syte e nje femije ❤

Share With:
Translate »
912 Views