Librat e “Harry Potter” me një rekord të ri

Romani i parë i J.K. Rowling dedikuar historisë se Harry Potter erdhi në libraritë britanike në vitin 1997 dhe në distancë prej disa muajsh nga përvjetori, saga vendosi një rekord të ri. Librat kanë kaluar shifrën historike të 500 milionë kopjeve të shitura, pasi u përkthyen në 80 gjuhë të ndryshme. Aventurat e nxënësit të ri të Hogwarts dhe miqve të tij vazhdojnë të jenë popullore midis lexuesve të çdo moshe dhe filmat rreth tyre duket se janë në gjendje që të ushqejnë ende për shumë gjatë pasionin për botën magjike.

Share With:
Translate »
705 Views