Lind në javën e 22 sa pëllëmba e dorës, vogëlushi hero arrin të mbijetojë
Një foshnje që ka lindur 566 gramë ka sfiduar çdo parashikim të mjekëve dhe ka arritur që të mbijetojë.
Austin Douglas ka lindur në javën e 22-të, pra 18 javë para kohë dhe është i vogël sa pëllëmba e dorës së nënës së tij. Lëkura e tij ishte aq e hollë sa organet e tij ishin të dukshme ndërsa vrimat e veshëve të tij nuk ishin formuar ende.
Mjekët iu thanë prindërve të tij Helena dhe Rhys që të përgatiteshin për më të keqen. Austin ka lindur 2 javë para kufirit të abortit dhe është shumë e rrallë që një foshnje që ka lindur kaq shumë para kohe të mbijetojë.
Por pasi qëndroi disa javë nën kujdesin mjeksor në Spitalin e Fëmjëve në Birmingham, foshnja e porsalindur është në gjendje të mirë shëndetsore dhe po e merr veten shumë shpejt.