Shpërthim pranë një kopshti fëmijësh, 7 të vdekur

Të paktën 7 persona kanë vdekur dhe 66 persona janë plagosur nga shpërthimi që u  shënua pranë një kopshti fëmijësh në Kinë. Mes viktimave ka fëmijë dhe gra bëjnë të ditur mediat vendase ndërkohë pamjet dhe fotot nga vendngjarja janë të rënda. Agjencia e lajmeve zyrtare kineze Xinhua tha se shpërthimi ndodhi pranë një kopshti në fshatin Fengxian të provincës lindore Jiangsu të Kinës. Sipas autoriteteve, shpërthimi ndodhi rreth orës 16:50 (me oren lokale) në portën e kopshtit në çastin kur fëmijët po largoheshin nga ndërtesa. Dëshmitarët thanë se panë viktima, por numri i saktë nuk është i qartë. Zyrtarët lokalë nxituan menjëherë për në vendngjarje. Shkaku i shpërthimit është ende i panjohur. ON

Share With:
Translate »
877 Views