Lind qengji me 5 këmbë, e ëma e braktis pas lindjes

Mendoni se i keni parë të gjitha. Akoma jo sepse ka lindur qengji me 5 këmbë.

Qengji ka lindur 2 javë më parë në një fermë në Cornsay.

Pronarja e saj, Angie Jewitt e quajti ‘Hope’ sepse shanset e saj për të mbijetuar ishin të pakta.

Hope u braktis nga nëna e saj sapo lindi dhe tani Angie  kujdeset vetë për të.

Shanset që qengjat të lindin me 5 këmbë janë 1 në 1 milion. Dhe është ende e paqartë se çfarë e shkakton.

Këmba e pestë e Hope është shumë e zhvilluar por kjo nuk e pengon atë të ecë edhe pse pjesa më e madhe e kafshëve të lindura me deformime nuk jetojnë gjatë.

Por Hope sipas veterinerëve nuk ka nevojë për operacion për të pasur një jetë të gjatë e të lumtur.

Share With:
Translate »
683 Views