Lindin në epokën e teknologjisë, vogëlushja habitet nga mungesa e “touch”-it

Teknologjia është në zhvillim të përhershëm dhe këtë gjë e tregon një video e postuar së fundmi në Youtube, që tregon një vajzë të vogël e cila mundohet të luajë me një Game Boy Color.

E mësuar dukshëm me tableta dhe celularë, ajo hutohet duke parë se prekja e ekranit të Game Boy-t nuk jep asnjë efekt. Ajo as që nuk e vë re se në pjesën e poshtme të pajisjes ka butona që shtypen, por vazhdon të prekë ekranin me shpresën se diçka do të ndodhë.

Babai i saj, Chris Cohoon, shkroi në Reddit: “Vajza ime duke u munduar të luajë me Game Boy Color në epokën e pajisjeve me prekje”.

Game Boy doli fillimisht në treg në vitin 1989, ndërsa Game Boy Color debutoi 10 vite më vonë. Në vitin 2010, Game Boy ndaloi prodhimin.

Share With:
Translate »
1378 Views