Lodrën e preferuar të Princ George mund ta keni edhe ju në shtëpi

Prince George sapo ka filluar shkollën, por në kohën e tij të lirë, lodra e preferuar është ajo e shumicës së fëmijëve, siç ka zbuluar Princ William.

“Uau, djalit tim do i pëlqente shumë kjo”, tha William dje teksa shikonte një model McLaren 720S të ndërtuar me 280000 kuba Lego në zyrat qendrore të McLaren Automotive në Woking, Surrey, ku gjithashtu babai i George, u ul në vendin pas timonit të një modeli të vërtetë 280,000 dollarë 720S. “Djali im është shumë i dhënë pas Lego-ve dhe do i pëlqente shumë kjo. Është e mrekullueshme.”

Princi u pyet edhe për interesin e tij ndaj makinave. “Më pëlqejnë shumë. Nuk marr vesh shumë nga makinat, por më pëlqen shpejtësia”, u përgjigj dhe pastaj bëri edhe një pyetje të rëndësishme për të gjithë prindërit.

“Pyetja kryesore është a ka vend për filxhanin e kafesë?” tha ai. “Mund të jetë makinë e shpejtë, por a ka mbajtëse për kafenë?”

Gjatë ditës, William, i cili tashmë po merret vetëm me detyra mbretërore pasi la punën e tij civile si pilot ajror ambulance në fund të verës, vizitoi Sporting Chance në Liphook.

Kjo organizatë ndihmon atletët profesionistë dhe ish-atletët për çështje që kanë të bëjnë me depresionin, vuajtjen shpirtërore, ankthin, varësitë. Ndërkaq, siç dihet, princesha Kate është ende me shqetësimet e mëngjesit të shtatzënisë së tretë, që e detyrojnë të qëndrojë në pallat.

Share With:
Translate »
706 Views