Lojëra sociale apo teknologjinë? Si t’i këshillojmë fëmijët

Avancimi i teknologjisë ka ndikuar dukshëm tek shoqëria në mënyrë pozitive dhe negative. Në mbarë botën, njerëzit përfitojnë nga teknologjia moderne. Dihet që teknologjia ka thjeshtuar aksesin e njerëzve në edukim, komunikim, transport etj.

Megjithatë, përdorimi i shpeshtë, ka ulur ndjeshëm kreativitetin pasi  gjërat gjenden gati në internet. Fokusimi i tepruar pas teknologjisë ka zbehur dukshëm marrëdhënien brenda familjes. Andaj, është e rëndësishme prindër të mos ushqeni mendjen e fëmijës tuaj me materiale të gatshme. Rritja abstragimit dhe të zhvilluarit të aftësive të zgjidhjes së problemit, fantazia, janë më tepër të shëndetshme se sa “dhënia e një celulari apo Ipad”.

1

Efektet psikologjike që shkakton teknologjia te fëmija apo lojërat e ndryshme kompjuterike janë të shumta:

a-Izolimi social, pasi një fëmijë do të jetë i fokusuar te loja dhe nuk do i kushtojë rëndësi këtij argëtimi me moshatarët e tij.

b-Informacion aspak adekuat me moshën e fëmijën. Sot fëmijët janë të rritur përpara kohe, pasi marrin informacion i cili nuk është në përputhje me zhvillimin e tyre biologjik. Teknologjia ka pasur impakt të dukshëm te fëmijët, pasi ka ndikuar fuqishëm në fushën gjuhësore të fëmijëve. Fëmijët, në ditët e sotme, kanë një fjalor i cili nuk përputhet me zhvillimin e tyre. Pra, teknologjia ka impakt negativ në zhvillimin e tyre.

c-Qëndrimi me kohë të zgjatur i fëmijës në celular ndikon tek ai pasi nuk çliron energjitë e duhura siç janë, aktivitet e ndryshme sportive.

Pasojat negative të teknologjisë janë të pafundme andaj është e rëndësishme që prindërit të dinë t’i ofrojnë fëmijës gjëra më të shëndetshme si p.sh:

Zhvillimi i talentit tek fëmija. Është shumë e rëndësishme që prindi të identifikojë interesat e fëmijës. Të zërë hapësirat boshe, duke ia kthyer  në gjëra më produktive për zhvillimin e tyre global.

Ndërveprimi me fëmijën nëpërmjet lojës fuqizon marrëdhënien prind-fëmijë. E bën fëmijën të shprehet më mirë për rutinën ditore.

Rekomandime për prindërit:

auto_femiejcetle1519680364Nëse fëmija është lejuar që të përdor Ipad-celular, është shumë e rëndësishme që të filloni t’i vendosni limite deri në zbehjen e këtij zakoni të pashëndetshëm.

Kufizimi i kohës që kalon fëmija në Ipad, celular (biseda me fëmijën dhe arritja në një mendim të përbashkët për kohën që duhet të kalojë jo më shumë se gjysmë ore).

Monitorimi fëmijës dhe përdorimi i celularit kur jeni prezent (pasi fëmija mund të ndeshet me informacione traumatike).

Zëvendësojini këto zakone të mësuara fëmijës tuaj me aktivitete të cilat janë më të shëndetshme. Jepini rëndësi lojërave sociale pasi  ndikojnë pozitivisht në spektrin emocional të fëmijës, zhvillojnë vetëbesimin dhe nuk deprimojnë /programojnë fëmijën, siç është teknologjia.

Prindër është shumë e rëndësishme që fëmija ta shijojë fëmijërinë. Rritja në çdo dimension të fjalës, të vijë natyrshëm, dhe stimulojini fëmijës zakone të shëndetshme.

Nga Oriola Plaku, psikologe

Share With:
Translate »
958 Views