Loredana zbulon më në fund kur do të vijë në jetë vogëlushja!

Pasi na konfirmoi se do të bëhet nëna e një vajze, reperja e njohur Loredana ka zbuluar edhe se kur do të vijë në jetë vogëlushja e saj.

Ajo ka publikuar një foto në Instastory me një datë të rëndësishme, kur pritet të bëhet me vajzë.

“2019”, shkruan Loredana duke na treguar se ky do të jetë viti i saj.

Mozik dhe Loredana do të bëhen prindër të një vajze. Reperja ende nuk ka publikuar një foto për të konfirmuar kështu zyrtarisht shtatzëninë, megjithatë ka bërë postime që konfirmojnë se është në pritje të një vajze.

“Do të jem gjithmonë me ty. Bëhu e guximshme, ki kurajë dhe duaje jetën”, shkruante ajo pak ditë më parë në një foto të publikuar në Instastory, ku shfaqen një nënë e kapur për dore me të bijën.

Share With:
Translate »
645 Views