Erioni, Ajola dhe Kajan na dhuruan kartolinën më të bukur të festave
Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe Kajan kanë përshëndetur të gjithë ndjekësit me një foto të ëmbël me rastin e ditëlindjes së kryebashkiakut.
Të tre kanë pozuar pranë pemës së Vitit të Ri duke na dhuruar kartolinën më të bukur. Ajola ka mbështetur kokën pranë bashkëshortit ndërsa dorën e mban te Kajan.
Vogëlushi ka mbështetur kokën në kraharorin e të atit dhe Veliaj duket babai më i lumtur në botë.
Erion Veliaj feston sot 39-vjetorin dhe kjo ditëlindje do të jetë më e bukur se kurrë tani që është bërë baba.
“Shumë faleminderit të gjithëve për urimet, jeni një bekim i vërtetë?? E çmojmë përditë mbështetjen tuaj e ju duam pafund – Eri, Ajo & Kai”, shkruan kryebashkiaku në Instagram.