Lori Bala “matchy-matchy” me të bijën, Elois
Balerina e njohur Lori Bala dhe bashkëshorti i saj DJ Olti u bënë para disa muajsh prindër të një vajze që mban emrin Elois. Ashtu si çdo nënë vajze, edhe Lori ka nisur të “eksperimentojë” me veshjet e të bijës. Por në një story që ka bërë sot në llogarinë e saj në instagram, Lori ka përdorur kordelen e saj Minnie Mouse për të voglën.
Edhe pse me kordelen e mamit, ne na duket sikur Elois ka marrë më shumë nga babi. Të na falësh Lori, thjesht ashtu na u duk. /Kids’ Time