Loriku i ka përjetuar emocionet e ndeshjes së kombëtares me një tifoz të vogël

Nuk ka rëndësi nëse e shohin në stadium, në një bar, apo në shtëpi skuadrën e zemrës. Një tifoz i vërtetë merr masa kudo që të jetë. Nxjerr shajet ose vesh bluzën dhe shkon drejt stadiumit…ose drejt ekranit.

Kështu ka bërë dhe Lorik Cana, i cili nuk ka udhëtuar në Spanjë për të parë Kombëtaren, por mos mendoni që masat me veshjen i ka marrë ai. Në shtëpi tani ka një tifoz tjetër, Boikenin i cili ka veshur një bluzë të vogël që i takon Lorikut, me numrin 5, por mban mbiemrin që është dhe i tiji.

“BK është gati”, shkruan Loriku, i cili e quan BK, djalin e tij Boikenin, teksa ai rritet, emri shkurtohet.

Por rri me të atin dhe mesa duket ekrani i laptopit, e ka tërhequr aq sa për të lënë për pak makinat e tij të vogla…

Punë çunash!

Share With:
Translate »
682 Views