Louis Tomlinson çon në fund amanetin e nënës së ndjerë…

Louis Tomlinson ka treguar se ka rikontaktuar me ish-anëtarin e grupit One Direction, Zayn Malik për të përmbushur amanetin e nënës së ndjerë. Tomlinson, nëna e të cilit u nda nga jeta vitin e kaluar, i ka thënë këngëtarit se jeta është shumë e shkurtër për të mos u pajtuar me miqtë. Gjatë një interviste të dhënë për “The Sun”, ai ka thënë: “Mami më tha se duhet të rikontaktoja me Zayn pasi jeta është shumë e shkurtër”. “Intuita e nënës është e paparë. Gjithmonë më është dukur mbinatyrore. Nëna ime gjithmonë e ka ditur se çfarë ndjeja dhe se çfarë dëshiroja”. Tensionet mes anëtarëve të grupit ka nisur kur Malik vendosi të largohej nga grupi në mars 2015.

Share With:
Translate »
717 Views