Luana Vjollca një fëmijë nevrik, kështu dukej kur ishte e vogël

Ajo përflitet shumë në media kryesisht për ndryshimet fizike dhe aludimet mbi kryerjen e ndërhyrjeve kirurgjikale, bëhet fjalë për prezantuesen Luana Vjollca.

Në rrjetet sociale qarkullojnë nga profile të ndryshme pamje që tregojnë për ndryshimet që mund të ketë pësuar Luana me kalimin e viteve. Këtë herë kanë qenë fansat e prezantueses ata që kanë shpërndarë një foto të saj kur ka qenë ende fëmijë. Me buzët e kuqe dhe vetullat e ngrysura bukuroshja vazhdon të  ruajë të njëjtat tipare që ka pasur në fëmijërinë e hershme.

Ndryshe nga sa jemi mësuar të shohim Luanën në skenë të qeshur dhe me batuta, në foto duket se ka qenë me nerva përpara aparatit fotografik.

Pasi mbylli me sukses programin “Shiko kush LUAN” moderatorja nuk ka njoftuar ende ndonjë projekt të ri televiziv që do e sillte atë sërish në ekran.

Share With:
Translate »
1144 Views