Djali i aktorit të njohur të telenovelave, një kopje e të atit

William Levy u bë i njohur në Shqipëri nga telenovelat e famshme meksikane. Ai ra në sy që në daljet e tij të para për talentin, por më shumë akoma për pamjen e tij. William është një prej aktorëve më simpatikë, jo vetëm meksikanë, por edhe botëror.

Ai e ka nisur karrierën si model dhe më pas hyri në botën e aktrimit. Gjithashtu u bë shumë i njohur me pjesëmarrjen në videoklipin e Jennifer Lopez, “I`m into you“, por edhe në reality show të ndryshëm.

Levy prej disa vitesh është i martuar me aktoren e famshme Elizabeth Gutierrez, me të cilën ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Ajo që bie shumë në sy është ngjashmëria e madhe, që i biri ka me aktorin. Djali i tij, Christopher është një kopje e të atit.

Mini me .. 😜my boy, my champ. @christopherlevy @bbellabymillie

A post shared by William Levy (@willevy) on

Të dy fëmijët e aktorit janë shumë simpatikë dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe me dy prindër të tillë.

Share With:
Translate »
761 Views