Luani dhe Albani, tragjedia e binjakëve të djegur të gjallë në aksident që mori vëmendjen e mediave të huaja

Aksidenti tragjik, i ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme (23 nëntor) në një autostradë në perëndim të Bullgarisë ka qenë fatal për 45 persona, mes të cilëve 12 fëmijë.

Pjesa më e madhe ishin turistë nga Maqedonia e Veriut, të cilët humbën jetën pasi autobusi me të cilin udhëtonin u aksidentua dhe shpërtheu në flakë.

Mes viktimave kanë qenë edhe binjakët, Luani dhe Albani, vëllezërit 4-vjeçarë, historia e trishtë e të cilëve ka marrë vëmendjen e mediave të huaja. Për fat të keq, ata u karbonizuan së bashku me nënën dhe babanë.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë, ka reaguar ditën e djeshme edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Ganimete Abazi.

Ajo ka treguar se kryefamiljari që humbi jetën me bashkëshorten dhe dy fëmijët binjakë ishte djali i tezes së saj.

“Dhimbje,trishtim,lot! Se kam mendu që kështu do ikni! Sa të vështirë e kam tani me ardh në Shkup e mos me ju taku! Të pata djalë teze, por të desha si vëlla o Avni. Do të na mungoni shumë!

Pushoni në parajsë engjëjt e mi”, ka shkruar këngëtarja teksa ka ndarë dhimbjen e madhe me të gjithë ndjekësit e saj.

Share With:
Translate »
17 Views