Vajza 2 vjeçare fotografon të pasmet e mamit të saj dhe jua dërgon kontakteve në telefon

Një nënë e katër fëmijëve u ndje në siklet të madh kur zbuloi se vajza e saj, kishte dërguar foto ku ishe pa rroba, në të gjitha kontaktet e Snapchat në telefonin e saj celular.

Emily Schmitt, 30 vjeç, nga Ohio, e kishte lënë vajzën dy vjeçare, të luante me telefonin e saj ndërsa po thante flokët pas dushit por ajo nuk e kishte idenë që çamarokja e vogël bëri fotografi, duke përfshirë të pasmet e saj ndërsa ishte pa rroba.

Pikërisht kur ajo mori një mesazh nga një kolege që thoshte “faleminderit për lakuriqësinë”, Emily kuptoi se vajza e saj – plotësisht e pavetëdijshme – i kishte dërguar fotot te disa miq në Snapchat, duke përfshirë kolegë të punës dhe ish-kolegë.

“Unë isha e mërzitur”, tha Emily për Daily Mail. “Isha në siklet; pastaj gjeta forcën për t’u shpjeguar të gjithëve se çfarë kishte ndodhur. Unë kam një vajzë çamaroke dhe nuk ka asnjë mënyrë për ta bërë atë të rrijë e qetë”.

Vogëlushja ua kishte dërguar fotot disa personave me të cilët ishte në kontakt nëna e saj, duke përfshirë ish-shoqe universitare, kontakte biznesi, ish-klientë dhe kolegë në agjencinë imobiliare ku ajo punon.

Emily shpjegoi: “Ata janë njerëz me të cilët nuk kam kontakte të shpeshta, kështu që i thashë vetes “Zot, ja një djalë me të cilin isha në kolegj, i cili ishte i dashuruar me mua” ose “Uaa, një ish klient i imi!” Ose ‘Oh jo, një ish kolegu im’.

Fatmirësisht fotot u dërguan në Snapchat, kështu që le të shohim anën e mirë: mesazhi nuk u ruajt dhe askush nuk bëri screenshot.”

Emily shpejtoi t’u kërkonte falje të gjithë atyre që u ishin dërguar fotot edhe pse dikush konfirmoi se kishin marrë imazhe të pakuptimta: si tavani i banjës ose këmba e foshnjës etj.

Të tjerë, nga ana tjetër, konfirmuan se kishin marrë imazhe të të pasmeve të saj siç e kishte bërë nëna. Është rasti të përdorim atë shprehjen tonë, “ç’të bën fëmija nuk ta bën as perëndia.”

Share With:
Translate »
151 Views