Lulet e ditëlindjes së Monika Kryemadhit, shkojnë surprizë për nënat e reja

Mbrëmjen e djeshme, deputetja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka festuar 43-vjetorin e lindjes. Ndryshe nga çdo herë tjetër, deputetja shprehet se ka marrë shumë buqeta lulesh të cilat ka dashur t’ua dhurojë nënave të reja. Ndaj gjatë ditës së sotme, të rinjtë e LRI-së kanë surprizuar nënat e reja pranë maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”.

Monika shprehet në faqen e saj në facebook kështu:

Faleminderit të gjithë shokëve dhe miqve për urimet, emocionet, dashurinë që më dhuruat për ditëlindje!
Si asnjëherë, 43 vjetori ka qenë viti ku kam marrë më shumë lule se kurrë.
Ndaj nuk do mërziteni, por përfituam nga rasti që lulet tuaja të dhuronin dashuri të dyfishtë dhe sot gjenden pranë nënave të reja që sapo kanë lindur në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.
Javë të mbarë, dashuri dhe mirësi në familjet tuaja!

P.S: Faleminderit të rinjve të LRI-së, që shkuan sot te bebet e sapolindura.

 

Share With:
Translate »
972 Views