Hollywood na sjell lajme të bukura edhe ky çift aktorësh në pritje të ëmbël!
Duket se skuadrës së njohur, “Suicide Squad” do t’i shtohet edhe një tjetër pjesëtar.
Aktorja e njohur e filmit hit të vitit të kaluar, Margot Robbie është në një pritje të ëmbël me aktorin e njohur Tom Ackerley. Lajmi është bërë i ditur nga burime pranë çifti të njohur për revistën NW, të cilët kanë treguar edhe detajet e shtatëzanisë.
“Duke parë faktin sa i madh është bebi, mendojmë se Margot ka mbetur shtatëzanë direkt pas dasmës në Dhjetor të vitit të kaluar. Besojmë se nuk do të vonojë shumë dhe do të jetë vetë çifti që do ta japë lajmin e mirë në rrjetet sociale.”, – kanë treguar miqtë e aktores së “Focus”.
Dy aktorët vendosën unazat në dhjetor të vitit të kaluar në një ceremoni mjaft të bukur, në Bryon Bay, Australi. Këtë vit, Hollywood-i duket se do të ketë vetëm pritje të ëmbla sepse shumica e personazheve të njohur janë në pritje të fëmijëve, përfshirë këtu Beyonce, Amal Clonney…