Madonna fitoi betejën për të qenë nënë

Kur këngëtarja e famshme Madonna u përpoq të birësonte vajzën e saj Mercy James, iu tha se nuk ishte një femër e përshtatshme për të rritur fëmijë. 58-vjeçarja ka rikujtuar kohën e vështirë, rreth 3 vite e gjysmë pritje për të fituar të drejtën për të birësuar vajzën nga Malawi, pasi birësoi djalin e saj David në vitin 2006. “Unë takova Mercy vetëm pak kohë pasi kisha takuar djalin tim David por ata jetonin nëpër jetimore të ndryshme. Mercy vuante nga malaria ndërsa David nga pneumenia. Kur i mora në krahë, ju pëshpërita në vesh se unë do të kujdesesha për ta dhe ju premtova se ata do rriteshin të fortë dhe të shëndetshëm. Fillimisht birësova David dhe disa kohë më vonë, bëra një peticion për të birësuar edhe Mercy. Në atë kohë, gjykata ma refuzoi. Sapo isha divorcuar dhe gjykatësja me tha se si një nënë e divorcuar, unë nuk isha e përshtatshme të rrisja fëmijë dhe se Mercy James ishte me mirë të rritej në jetimore”. Madonna nuk u dorëzua, ajo mori avokatët më të mirë për këtë çështje dhe arriti që pas 3 vitesh e gjysmë të birësonte Mercy.

Share With:
Translate »
638 Views