Majk dhe Majlinda në spital me Roanin e vogël

Pak muaj më parë Majk është bërë baba për herë të parë i një vogëlushi të quajtur Roan. Edhe pse fillimisht e pati të vështirë të pranonte atësinë, reperi i njohur kohët e fundit i është përkushtuar tërësisht të birit dhe është parë shpeshherë në shoqërinë e Majlindës, të dashurës së tij njëkohësisht mamaja e Roanit. Ditën e djeshme çifti i njohur të shoqëruar dhe nga familjarë të tjerë janë parë në një spital në Kosovë. Sipas “Kosovarja” ata kanë shkuar për të vizituar vogëlushin edhe pse nuk dihet nëse bëhet fjalë për një kontroll mjekësor rutinë apo nëse vogëlushi ka qenë i sëmurë. Majk shfaqet duke u përkujdesur për të birin, duke e mbajtur në krah, duke e puthur dhe përqafuar. Shpresojmë që gjithçka të ketë shkuar mirë për Roanin e vogël i cili në këto foto duket i rrethuar nga dashuria i prindërve të tij.

Share With:
Translate »
1296 Views